Kamerat e sotme të sigurisë vijnë në një numër të larmishëm modelesh. Në to përfshijmë kamerat e jashtme dhe te brendshme. Shumë prej tyre kanë mundësi specialiteti si njohja e fytyrës, dhe njoftimet për personat. Kur po kërkoni të mbani nën vëzhgim gjithçka kur nuk jeni në shtëpi, merrni parasysh një kamera të brendshme të sigurisë. Në artikull janë theksuar disa  këshilla për të zgjedhur  kamerën më të mirë të brendshme për t’ju ndihmuar në drejtimin e vendimit tuaj.

 

Si të qëndroni të sigurt?

Kamerat e sigurisë janë mjete të shkëlqyera, por ju duhet të mbroni sigurinë tuaj nga ato kamera. Ju nuk doni të zbuloni se dikush ka hyrë në kamerën tuaj dhe po ju shikon të uleni në divan duke pare  TV . Ose më keq, njerëzit kanë raportuar se janë parë gjatë momenteve të tyre më intime. Kjo nuk do t’ju trembë nga kamerat e sigurisë. Ndiqni këto këshilla dhe mund të qëndroni një konsumator vigjilent dhe i ndërgjegjshëm. Në këtë mënyrë do të ndjeheni sikur shtëpia juaj është e mbrojtur ndërsa jeni larg.

Shmangni kamerat pa emër.

Nëse shtypni “kamera sigurie” në shiritin e kërkimit të Amazon, do të gjeni qindra mundësi të lira nga markat që nuk keni dëgjuar kurrë. Ne nuk ndihemi komod duke rekomanduar një prej tyre. Ka produkte që janë kërcënime reale të privatësisë. Ju duhet te zgjidhni marka me një reputacion të fortë. Ato përshkruajnë qartë politikat e privatësisë. Veç kësaj e bëjnë të lehtë krijimin e protokolleve të sigurisë. Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të hackohen por vështirësia në këtë rast është më e madhe.

Vendosni një fjalëkalim të fortë dhe vendosni vërtetimin me dy faktorë.

Vendosja e një fjalëkalimi të fortë që nuk e përdorni për asgjë tjetër është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ju gjithashtu duhet të ndryshoni fjalëkalimin për rrjetin tuaj Wi-Fi nga parazgjedhja që vjen nëse nuk e keni bërë tashmë. Vendosni vërtetimin me dy faktorë sapo të krijoni një llogari me markën e kamerës që keni blerë. Kjo do ta bëjë më të vështirë për një haker që të ketë qasje në pajisjen tuaj, edhe nëse e kuptojnë fjalëkalimin tuaj.

Mbajeni të azhurnuar.

Sigurohuni që po kontrolloni shpesh për azhurnime softuerësh (për kamerën dhe routerin tuaj) .  Vendosni kamerën tuaj që të azhurnohet automatikisht nëse është e mundur.

Fikeni.

Kur jeni në shtëpi, ose të paktën kur jeni duke bërë diçka personale që nuk do të donit ta shihte dikush, fikni kamerën. Mbuloni thjerrëzën dhe / ose kthejeni atë në një tjetër drejtim.